Si të mbroheni nga gripi/ Mjekët: Nuk ka vend për panik nga meningjiti

15/01/2020 15:17

Rasti i konfirmuar me meningjit dhe dy raste të tjera të dyshuara kanë rritur frikën dhe panikun në popullatë.

Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive, prof. Najada Como, qetëson qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik. Por, duhet që familjarët të mund të dallojnë simptomat e meningjitit tek një I afërm I tyre, duke qenë se shenjat janë të njëjta me infeksionet virale.

Mjekët sqarojnë se kur prekemi nga infeksionet virale nuk duhet ti neglizhojnë por të paraqitemi tek mjeku i familjes, pasi bakteri gjen terren të përshtatshëm. Ajo thekson se gripi nuk duhet neglizhuar pasi një ndër komplikacionet e tij është meningjiti viral, cili shkakton humbje jete.

Përsa i përket situatës gripale, mjekët thonë se jemi në një situatë më të lehtë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, përsa i përket numrit të të prekurve, por qytetarët duhet të bëjnë kujdes me higjenën personale, me shmangien e grumbullimeve, pasi fundi i janarit mund të sjellë një numër në rritje, të personave të prekur. /Alma Demiraj/

Top Channel