Shpërthimi i vullkanit Taal shihet nga hapësira!

15/01/2020 20:35

Javën e shkuar, vullkani Taal në Filipine u zgjua nga një heshtje e gjatë 43-vjeçare dhe një satelit mundi ta kapë të gjithë ngjarjen nga hapësira.

Shpërthimi u regjistrua nga sateliti Himawari-8 i Japonisë. Vullkani masiv e çoi hirin lart, 15 kilometra në ajër, çka u pasua nga një shatërvan llavash që nxiti mijëra njerëz të iknin nga shtëpitë e tyre.

Retë e hirit shpërthyen më shumë se 97 km në veri të vullkanit, duke arritur në Manila dhe mbyllën aeroportin kryesor të vendit me qindra fluturime të anuluara. Ndonëse nuk ka raportime për viktima, autoritetet sot u përpoqën të evakuonin më shumë se 6.000 banorë nga ishulli vullkanik në mes të një liqeni që është një vend i njohur turistik.

Taal është një nga vullkanet më aktive në një komb të goditur në mënyrë periodike nga shpërthime dhe tërmete për shkak të vendndodhjes së tij në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit – një zonë e aktivitetit intensiv sizmik.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA