Shoferi hero/ Arriti ta nxirrte gruan nga makina pak sekonda para shpërthimit të saj

15/01/2020 21:06

Një aksident automobilistik në një autostradë në Britani ka pasur si protagonist një shofer kamioni.

John Rastricik nga Chesterfield ishte duke udhëtuar me kamionin e tij në momentin kur pa aksidentin tragjik të 27-vjeçares, Pari Mistry. Gruaja u përplas me një tjetër makinë në një autostradë dhe si pasojë makina e drejtuar prej saj u rrotullua dy-tre herë. Në këto momente makina u mbulua nga flakët dhe pikërisht këtu hyri në lojë Rastricik, i cili shkoi drejt flakëve të dendura dhe arriti që të nxirrte nga makina 27-vjeçaren.

Fill pasi arriti ta shpëtonte, ekzaktësisht pas 30 sekondash, makina e së resë shpërtheu duke mos mbetur më asgjë prej saj. Nga ky aksident, Mistry doli jo me pak pasoja, ajo pësoi thyerje të kafkës dhe dëmtime të rënda në pjesët e ndryshme të trupit, kryesisht në duar dhe këmbë. Kështu pas këtij akti heroik, Rastrick mori një çmim trimërie nga East Midlands Ambulance Service (EMAS).

“Kur pashë gruan në brendësi të makinës lashë mënjanë frikën dhe u përpoqa që ta nxirrja”, është shprehur Rastricik për mediat britanike.

Menjëherë pas aksidentit 27-vjeçarja Iu nënshtrua një operacioni tetë orësh në kafkë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA