Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike Ambasada iraniane në Sarajevë hodhi poshtë akuzat se gjenerali Qasem Soleimani, kishte planifikuar një sulm terrorist në Bosnje dhe Hercegovinë.
Teherani i quan “ të pabaza” të tilla pretendime ndaj atij që regjimi i ajatollahëve e përshkruan si “ heroin e luftës kundër terrorizmit dhe një simbol të fitores ndaj Shtetit Islamik”. Një rezolutë e dorëzuar në senatin amerikan nga republikani Ted Cruz pretendon se gjeneral Soleimani– kishte komplotuar për sulme në Bosnje, Gjermani, Bullgari, Kenia, Bahrein, Turqi e vende të tjera, duke synuar të vriteshin amerikanë dhe personel i ushtrisë së SHBA-së.
Ambasada iraniane në Sarajevë i quajti “të pavërteta” këto pretendime, që I referohen sipas saj “ burimeve tendencione dhe të rreme” të huaja. Ajo i bëri thirrje mediave t’i përmbahen parimit të ndershmërisë dhe të shmangin publikimin e informacioneve të pabazuara. Në rezolutë thuhet se Soleimani mbikëqyri sulmet terroriste në Irak, Afganistan dhe gjetkë, që thuhet të kenë vrarë me qindra amerikanë. Ajo e quan atë “ lideri terrorist i njësisë elitë Quds të Rojeve Revolucionare”, dhe e përshkruan më tej si “ kërcënim terrorist global për SHBA dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Në një intervistë dhënë gazetarot kroat me origjinë libiane, Hassan Haidar Diab në vitin 2017, Soleimani thoshte se kishte luftuar në anën e boshnjakëve muslimanë në luftën e Bosnje- Hercegovinës në 1993 dhe 1994. “Kudo ku muslimanët kanë nevojë për ndihmë, unë jam atje”, i pat thënë ai Haidar Diabit. Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan pranë aeroportit të Bagdadit në 3 janar, një lëvizje kjo që I përshkallëzoi armiqësitë mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Top Channel