Pamje të rralla/ Ushtaret koreane këndojnë dhe kërcejnë përpara Kim Jong-un

15/01/2020 17:59

Në Korenë e Veriut, një vend komunist, i gjithë pushteti përqëndrohet rreth një personi të vetëm, Kim Jong-un

Në pamjet e bëra virale së fundmi, shikohet një grup ushtaresh të Koresë së Veriut, të cilat janë duke kënduar dhe kërcyer për liderin “suprem”. Kim Jong-un shihet jo fort entuziast në fillimet e muzikës, por më pas ai e përshëndet këngën e tyre me duartrokitje.

Nuk dihet koha se kur janë regjistruar këto pamje, por ato janë bërë publike vetëm ditën e djeshme nga media amerikane NK News.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel