Momenti tmerrues/ E reja tërhiqet nga peshkaqenët në oqean, ndërsa po i ushqente

15/01/2020 16:40

Një grua gati sa nuk ra nga varka kur një peshkaqen që po e ushqente me dorë e tërhoqi në ujërat në brigjet veriperëndimore të Australisë.

Melissa Brunning ishte duke qëndruar në një jaht, duke ushqyer një grup peshkaqenësh të vegjël, kur njeri prej tyre i nguli dhëmbët dhe e tërhoqi zvarrë.

Pamjet e videos së telefonit celular nga incidenti tregojnë se ajo ulërinte ndërsa binte në ujë.

“Ndodhi kaq shpejt. Gjithë për të cilën mund të përqendrohesha ishte fakti që gishti im është zhdukur,” tha ajo.

Sulmi ndodhi ndërsa gruaja 34-vjeçare nga Perth ishte me pushime në gjirin Dugong, një vend i largët i njohur për peshkaqenë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel