Kapet “gangsteri”/ Pas 8 vitesh në arrati, prangoset 30-vjeçari që ndihmonte shqiptarët të shkonin në Britani

15/01/2020 17:38

Pas tetë vitesh në arrati, është arrestuar një lituanez që ka ndihmuar shqiptarët të pajisen me pasaporta për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për Irmantas Zvybas, 30 vjeç, shpesh i cilësuar nga mediat britanike si “gangster”.

Ai u arrestua në aeroportin e Rigës në Letoni, teksa gjendej me pushime me familjen e tij. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian, saktësisht nëntë vite më parë. Gjykatësi tha se Zvybas m1% pas ishte fokusuar në jetën e tij personale; ishte martuar e bërë baba, ndërsa punonte nëpër Europë, përfshirë edhe Suedinë. Ai u ekstradua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në tetor dhe u dërgua në burg në Strangeuays.

Zvybasit i kanë mbetur vetëm 10 muaj burg, por mendohet se ai thjesht do të ekstradohet për në Lituani, ku do të jetojë tashmë pranë familjes.

 

Top Channel