Imami nga Uganda mëson të vërtetën shokuese/ Gruaja e tij ishte një burrë, u zbulua nga efektivja e policisë

15/01/2020 19:30

Pas dy javëve martesë, një imam nga Uganda mësoi se gruaja e tij, në fakt ishte burrë, një e vërtetë kjo që u mësua jo nga ai vetë por nga efektivja e policisë.

Sheikh Mohammed Mutumba rrëfen se mes tyre nuk kishte ndodhur asnjë akt seksual, pasi “e shoqja” i kish’ thënë se ishte me menstruacione.

“Isha i duruar dhe prita derisa ajo të ishte “okej”, tregon imami.

Gjithçka dukej se po shkonte mirë gjersa javën e shkuar, Mohammed Mutumba mësoi lajmin shokues. Fqinjët vunë re se “gruaja” hipi në mur dhe u vodhi televizorin si dhe rrobat. Fqinjët denoncuan rastin në fjalë në polici dhe efektivët arrestuan të dyshuarën.

E dyshuara mbërriti  në komisariat e veshur me rroba islamike gruaje dhe sandale. Më pas, një oficere policie iu desh ta kontrollonte të akuzuarën përpara se ajo të futej në qeli.

“Është një procedurë normale që ushtrohet ndaj kujtdo”, shpjegon oficeri Isaac Mugera, duke shtuar se oficerja nuk po u besonte syve pas zbulimit të papritur.

I pyetur se si u dashurua me të dyshuarin, Mutumba, një imam në Xhaminë e Kyampisi tha se u takuan në xhaminë ku ai kishte shkuar për lutje.

“Po kërkoja një grua për t’u martuar dhe kur takova një vajzë të bukur të veshur hixhab, i propozova dhe ajo pranoi”, rrëfen imami.

Top Channel