I mbijetuari i masakrës së Reçakut/ Ramë Shabani: Edhe pas 21 vitesh, drejtësia nuk është vënë në vend

15/01/2020 19:47

Sa herë që data 15 janar shënon në kalendar, mendja dhe zemra e Ramë Shabanit trazohet nga kujtimet e së kaluarës.

Ndjenjën e lumturisë që arriti të mbijetoj në mesin e 45 të masakruarve në Reçak, ia përmbyt dhimbja për vëllain dhe bashkëfshatarët.

Rama kujton momentet kur atë dhe burrat e tjerë të fshatit serbët i ndan nga gratë e familjes, për t’i maltretuar në sy të tyre pak metra më larg.

Me shpresën se gjithçka mbaroi ata ishin nisur drejt malit, për t’u zënë në prit nga njësiti tjetër paramilitar.
21 vjet pas, atë e mundon fakti se drejtësia nuk u vu në vend.

Të pranishëm në këtë përvjetor ishin mijëra qytetarë, të cilën bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nder të atyre që atë botë u sakrifikuan për lirinë e sotme.

Imazhet e kufomave të trajtuara barbarisht në gropën e vdekjes të njohur si “Gropa e Bebushit”, i dokumentuan botës tmerret që po përjetonin kosovarët.

Një ditë pas, imazhet e njëjta u panë nga ish- ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili dha alarm për ndërhyrje të menjëhershme./ Alberta Hashani /

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA