Greqia hap Ministrinë e Emigracionit/ Athina do mbyllë kampet e mbipopulluara në ishuj

15/01/2020 16:06

Qeveria greke ne një përpjekje te fundit te saj për përballimin e krizës migratore qe ndodhet përsëri ne kulmin e saj ashtu si edhe pese vjet me pare, ka vendosur rikrijimin e Ministrisë se Emigracionit dhe Azilit.

Vendimi ka ardhur si rezultat i gjendjes alarmante ne ishujt greke, protestave te ndryshme te banoreve dhe numrit te madh te emigranteve e refugjateve ne muajt e fundit, një prej sfidave kryesore qe kabineti Mitsotakis përballon prej korrikut te kaluar kur konservatoret erdhën ne fuqi. Sipas planeve te reja Athina do te mbylle kampet e mbipopulluara të refugjatëve në ishujt grekë dhe do ti zëvendësojë ato me qendra te mbyllura dhe me numër te kufizuar , te cilat do te krijohen brenda Greqisë kontinentale.

Gjithashtu do te shtohen patrullimet për te kufizuar fluksin, do te përshpejtohen procedurat e dhënies ose refuzimit te azilit dhe do te rritet numri i emigranteve qe do te riatdhesohen duke boshatisur ne këtë mënyrë ishujt e Egjeut. Ne krye te dikasterit te ri do te jete Panagiotis Mitarakis, pikërisht ministri qe u prit me protesta disa ore me pare ne ishullin Hios nga banoret e indinjuar prej gjendjes qe mbizotëron vitin e fundit nga mbërritja e gati 10000 refugjateve ne kampin e tij me kapacitet vetëm për 650 vete. Ish kryeministri Tsipras ka reaguar me një koment ironik ne kritiken e tij ndaj qeverise, duke i dhënë përgëzime kryeministrit Mitsotakis qe me ne fund kuptoi pas 7 muajsh se çfarë rrëmuje shkaktoi me një kabinet pa Ministrinë e emigracionit.

Top Channel