SHBA ka konsumuar pothuajse 80% të raketave mbrojtëse, komandantët paralajmërojnë: Rezervat e municioneve të Pentagonit në nivele të rrezikshme 04/08 23:00
Një zjarr ka shpërthyer në aeroportin Alicante në Spanjë, gjë që ka shkaktuar edhe anulimin e disa fluturimeve.
Qindra pasagjerë dhe stafi mendohet se janë larguar me shpejtësi nga ndërtesa pas flakëve.
“Zjarri dukej se ishte në një çati. Shihej tym dhe flakë. U desh një kohë para se të evakuoheshin”, tha një nga pasagjeret.
Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se një pjesë e çatisë së terminalit ishte përfshirë nga zjarri, megjithëse flakët thuhet se nisën në zyrat më poshtë. Deri tani janë anuluar katër fluturime; tre për në Murcia dhe një për në Valencia.
Top Channel