Defekti detyron aeroplanin të derdhë karburantin mbi një shkollë, lëndohen 60 persona

15/01/2020 13:02

Të paktën 60 persona, mes tyre 20 fëmijë, janë lënduar lehtë pasi një avion me probleme mekanike është detyruar të lëshojë një pjesë të karburantit mbi një zonë të banuar në periferinë e Los Angelosit.

Të gjithë të lënduarit nuk janë  në gjendje të rëndë dhe kanë pësuar mbi të gjitha forma të forta irritimi në sy.

Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë mbetur të lënduar kur një pjesë e karburantit të hedhur përfundoi në këndin e tyre të lojërave në një shkollë fillore.

Avioni Delta ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Los Angelosit dhe ishte drejtuar për në Shangai, por papritur është detyruar të kthehet në aeroportin nga u nis për shkak të një defekti.

Administrata federale e aviacionit tha se po hetonte incidentin dhe se kishte procedura të posaçme për lëshimin e karburantit për avionët që operojnë në aeroportet kryesore amerikane. Këto procedura kërkojnë një karburanti të hidhet mbi zona të përcaktuara të papopulluara, zakonisht në lartësi të mëdha, në mënyrë që karburanti të atomizohet dhe të zhduket para se të arrijë tokën.

Top Channel