60 persona probleme me lëkurën dhe frymëmarrjen! Avioni hedh karburant sipër 6 shkollave

15/01/2020 18:39

Gjatë një uljeje emergjente në aeroportin e Los Angeles-it, një avion pasagjerësh hodhi karburant në disa shkolla, duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen e të paktën 60 personave.

Mësohet se pjesa dërrmuese e tyre ishin fëmijë, që përpos frymëmarrjes problem patën edhe me lëkurën.

Për fat të mirë, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe jo me dëme serioze.  Incidenti në fjalë përfshiu gjashtë shkolla lokale, nga ku bëhet me dijeni se avionit të linjës ajrore “Delta Airlines” iu desh të kthehej dhe të ulej në pistë për shkak të një problemi me motorin.

Top Channel