Tani do të kalojmë një problem akoma më të madh që ka të bëjë me fjalët e huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe. Ky është boshti i dytë i një gjuhe, leksiku ose fjalori i saj. Në gati 30 vite tranzicion Shqipëria ka qenë një vend pa doganë për futjen e fjalëve dhe termave të huaj. Normalisht gjuha pasurohet dhe merr fjalë të reja. Përshembull fjalën internet, ne duhet ta marrim siç është në anglisht sepse nuk kemi diçka të ngjashme në shqip. Ashtu siç kemi marrë fjalën makinë ose fjalën biçikletë." /> Tani do të kalojmë një problem akoma më të madh që ka të bëjë me fjalët e huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe. Ky është boshti i dytë i një gjuhe, leksiku ose fjalori i saj. Në gati 30 vite tranzicion Shqipëria ka qenë një vend pa doganë për futjen e fjalëve dhe termave të huaj. Normalisht gjuha pasurohet dhe merr fjalë të reja. Përshembull fjalën internet, ne duhet ta marrim siç është në anglisht sepse nuk kemi diçka të ngjashme në shqip. Ashtu siç kemi marrë fjalën makinë ose fjalën biçikletë.">
Tani do të kalojmë një problem akoma më të madh që ka të bëjë me fjalët e huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe. Ky është boshti i dytë i një gjuhe, leksiku ose fjalori i saj. Në gati 30 vite tranzicion Shqipëria ka qenë një vend pa doganë për futjen e fjalëve dhe termave të huaj. Normalisht gjuha pasurohet dhe merr fjalë të reja. Përshembull fjalën internet, ne duhet ta marrim siç është në anglisht sepse nuk kemi diçka të ngjashme në shqip. Ashtu siç kemi marrë fjalën makinë ose fjalën biçikletë.
Por në këtë proces ndodh që ne huazojmë fjalë nga gjuhët e huaja pa qenë nevoja. Ne i marrim ato dhe hedhim në harresë fjalët shqip.
“Themi çatoj, pse të themi kështu? Ose për vitin e ri themi: “the best of”, fjalë të panevojshme”, tregon Prof. Dr. Valter Memishaj
Ne sot jetojmë në epokën e globalizmit, ku e gjithë bota supozohet të jetë një fshat i madh. Kjo bën që gjuhët e shteteve me një ekonomi më të fortë, t’ju imponohen atyre më të dobëta. Në këtë fushëbetejë ndodhet dhe gjuha shqipe.
Top Channel