Shtëpi horror! Jashtëqitje, miza dhe gjilpëra, 7-vjeçari jetonte me prindër të varur nga droga

14/01/2020 17:55

Mbeturina ngado, jashtëqitje, miza, gjilpëra heroine, erë myku dhe tym i dendur cigaresh.

Në plan të parë, e gjitha kjo tingëllon si shtëpia e një grupi kriminal, por në këtë vend ka jetuar një fëmijë 7-vjeçar së bashku me prindërit e tij. Shtëpia është lokalizuar nga policia e Licester-it në Britani. Forcat policore janë shprehur se në momentin që kanë hyrë në ambientet e brendshme të shtëpisë, janë ndeshur me një erë të tmerrshme, nga ku gjetën edhe vogëlushin, i cili ishte thuajse tërësisht i zhveshur.

Përveç një XBox-i (lojë teknologjike për fëmijë), djalit nuk iu gjet asgjë tjetër me të cilën ai të argëtohej. Ai kishte konsumuar për një kohë të gjatë bukë dhe gjalpë, megjithatë mjekët raportuan se gjendja e tij ishte e qëndrueshme dhe nuk paraqiste asnjë komplikacion shëndetësor.

Prindërit e vogëlushit u arrestuan fillimisht nga polica, por më pas u lanë të lirë pasi djali nuk mund të bënte dot pa praninë e tyre.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA