Ato quhen Lexie, 28 vjeç, Amy 31 vjeç dhe Doris, 39 vjeç. dailymail tregon historine e tyre të çmendur. Ato janë gjithë jetën luksoze amerikane, qytetet e zhurmshme dhe u bënë fermere hashashi
Vajzat u zhvendosën në një fshat të Kalifornisë dhe hapen aty fermën, nga e cila fituan shume para. Por ato janë të apasionuar edhe pas armëve. Kur bën një biznes të tillë si kultivimi i drogës, armët duhen gjithmonë pranë. Ferma e tyre quhet‘Girls Off Grid’ dhe vajzat tregojnë aventurat e tyre në instagram.
Themeluesja Doris tregon se ato tashmë ato kanë 65 dele, 60 dhi, 40 pula, 15 pata, 3 alpakë, 2 gjela deti, 2 kuaj, 2 qen, 2 mace dhe një derr. Kanë shumë qef të fotografohen me bikini dhe në disa raste edhe nudo. Kjo është një mënyrë për të tërhequr klientët e tyre të hashashit.
Doris tregon se e krijoi “Girls Gone Off-Grid” si një shaka me të cilën mendonte të tërhiqte ndjekësit përmes seksualitetit të tyre. Megjithatë ajo shton se tashmë po bëjnë punë të vërteta ferme.
Deri një vit më parë vajzat kultivonin sasi të mëdha kanabisi industrial me të cilin bënë shumë para, por tashmë shteti nuk e lejon më një gjë të tillë. Tashmë ato rrisin arra, një lloj kulture që sjell shumë të ardhura nëse prodhimi shkon direkt tek konsumatorët. Vajzat gjithashtu kujdesen dhe për një numër të madh kafshësh që kanë në fermë.
Top Channel