Jetonte me 30 lekë në ditë prej 5 vitesh, ndërron jetë studentja

14/01/2020 17:44

Një studente kineze në vitin 2019 bëri jehonë në mediat online pasi ajo jetonte prej disa vitesh me 2 yuan në dit, që janë afërsisht 30 lek, sa për të blerë tre simite.

Ajo u dërgua në spital vitin e kaluar pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe në atë kohë peshonte 20 kilogramë dhe ishte 1.35 metra e gjatë.

Arsyeja se përse Wu Huayan jetonte me kaq pak para është më të vërtetë prekëse.

Ajo dhe vëllai i saj janë rritur pa nënë që në moshë të vogël, teksa edhe babai i ka ndëruar jetë teksa ishte në shkollë.

Wu me pas ka kaluar të jetojë me xhaxhai i cili fitonte vetëm 300 yuan në muaj dhe shumica e tyre shkonte për vëllain e saj të vogël për ilaçe pasi kishte probleme shëndetësore, dhe ajo është detyruar që të kursente edhe tek ushqimi që vëllai të merrte ilaçet, raportojnë mediat lokale.

 

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel