Vetmia në pleqëri/ Historia e Dhimitër Muçës që jeton në qendër sociale

13/01/2020 12:10

Tik taket e orës janë e vetmja shoqëri për 70 vjeçarin Dhimitër Muça nga Elbasani për të cilin vetmia ka nisur shumë herët, rreth 22 vite më parë.
Baba i 4 fëmijëve, por pleqëria e ka gjetur të vetëm në këtë dhomë, që për të duket shumë e madhe.

Mes vështirësive të moshës dhe herë herë edhe të sëmundjes, Dhimitri të vetmet shpresa i ka tek qendrat sociale.

Por si Dhimitri janë qindra të tjerë, të moshuar që kalojnë vitet e fundit të jetës së tyre në vetmi dhe në vuajtje ekstreme për shkak të mungesës së shërbimit dhe përkujdesjes.

Fëmijët kërkojnë të ardhmen e tyre në vende të ndryshme të botës, apo edhe në Shqipëri, kush mundet paguan për përkujdesjen ndaj prindërve ndërsa të tjerët thuajse i braktisin totalisht.

Qendrat sociale në Shqipëri ende nuk kanë kapacitetet e duhura në krahasim me nr e madh të të moshuarve që po mbesin pa asnjë përkujdesje.

Top Channel