Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/Shutterstock (10434333bm) Donald Trump, Sauli Niinisto. President Donald Trump speaks during a meeting with Finnish President Sauli Niinisto in the Oval Office of the White House, in Washington Trump, Washington, USA - 02 Oct 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha pak ditë më parë se ishte ai që e meritonte çmimin Nobel për paqen që në 2019 iu akordua kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed.

Ky i fundit tani, i përgjigjet:

“Që të jem i ndershëm, nuk kam asnjë të dhënë për kriteret se si komiteti i Nobelit i përzgjedh individët që mendon ti vlerësojë. Pra, presidenti Trump duhet të ankohet tek komiteti i Nobelit. Unë nuk e di si ata zgjedhin dikë për çmimin. Unë nuk kam punuar për çmimin. Unë kam punuar dhe punoj për paqen që është shumë e rëndësishme për rajonin tonë. Dhe nëse ata e vlerësojnë këtë…presidenti Trump duhet të shkojë të ankohet në Oslo, jo në Etiopi”.

Në një tubim elektoral të mbajtur mbrëmjen e të enjtes në Toledo të Ohajos, Trump tha para mbështetësve:

“Isha unë që bëra një marrëveshje. Që shpëtova një vend. Dhe më pas dëgjova se shefi i atij shteti mori Nobelin për paqen se kishte shpëtuar vendin. Dhe unë thashë…unë bëra diçka dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Unë kurseva një luftë, shpëtova shumë jetë”.

Ai nuk përmendi as Etiopinë dhe as kryeministrin e saj, por referimi ishte mëse i qartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA