Pamje të frikshme/ Zgjohet vullkani në Filipine, autoritetet ngrenë alarmin

13/01/2020 18:59

Një vullkan në Filipine është bërë aktiv dhe autoritetet paralajmërojnë se një “shpërthim i rrezikshëm” është i mundur “brenda disa orësh”.

Në orët e para të së hënës, një rrjedhë e dobët e lavave filloi të dalë jashtë vullkanit Taal – i vendosur rreth 70 km (45 milje) në jug të kryeqytetit Manila.

Taal kishte lëshuar më herët një pluhur gjigant hiri, duke shkaktuar evakuimin masiv të 8,000 njerëzve nga zona.

I ndodhur në një ishull në mes të një liqeni, Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA