Medalistja e vetme olimpike femër e Iranit, Kimia Alizadeh, njoftoi se është larguar përgjithmonë nga vendi i saj, duke denoncuar publikisht atë që e quante “padrejtësi” dhe “hipokrizi” të një sistemi politik iranian që i poshtëron atletët dhe i përdor për qëllime politike.
“A duhet të filloj me përshëndetje, mirupafshim apo ngushëllime?” shkroi 21 vjeçarja në Instagram. Largimi i saj vjeçares erdhi në kohën kur republika islamike pranoi fajin për rrëzimin aksidental të avionit ukrainas që vrau të 176 njerëzit në bord.
Alizadeh, e cila fitoi një medalje bronzi në taekwondo në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio, nuk tha se nga ku po shkruante, por në të kaluarën e kishte lënë të kuptohej se ka dashur të vendosej në Holandë. Në deklaratën e saj, Kimia e tregonte qartë se nuk dëshironte asgjë më shumë se “sportin, sigurinë dhe një jetë të lumtur, e të shëndetshme”. Por ajo nuk dua të ulem më, shtoi ajo, në tryezën e hipokrizive, gënjeshtrave, padrejtësive dhe lajka”.
Në muajin tetor, Alizadeh hyri në listën e 100 personave më “frymëzues dhe më me ndikim në botë” të realizuar nga BBC për vitin 2019. Lajmet për zhdukjen e saj më 9 janar ngritën shqetësime në vend, ndërsa agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA thoshte se ajo po përgatitet që të garojë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, por jo nën flamurin Iranian.
Top Channel