Foto/ Fundoset parku i fëmijëve, ishte ngritur mbi një parking nëntokësor

13/01/2020 11:35

Një park lojërash për fëmijë u shemb rreth orës 06:30 të mëngjesit në qytetin e Santanderit në veri të Spanjës, pasi ndodhej mbi një parking nëntokësor.

Muret e këtij të fundit nuk mbajtën dhe u rrëzuan duke sjellë dhe shembjen e parkut.

Mediat vendase nuk raportojnë për viktima apo të lënduar nga ky incident i rëndë.

Parku, i cili gjithashtu përfshinte një fushë sportive, ishte ndërtuar mbi një parking të madh në një zonë të urbanizuar kohët e fundit me ndërtesa banimi dhe një qendër tregtare.

Zona është rrethuar dhe nuk lejohet qarkullimi i mjeteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel