E ardhmja e Harry/ Mbretërorët takim për krizën

13/01/2020 11:57

Mbretëresha Elisabetë e II dhe anëtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore, janë mbledhur për një takim me princin Harry të hënën, në përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga njoftimi i tij se ai dhe bashkëshortja, Meghan, do të tërhiqeshin nga jeta e oborrit.

Babai i Harryt, Princi Carles dhe vëllai, Princi Uilliam, me të cilin ai duket se është ftohur shumë, i janë bashkuar monarkes në pronën e saj private, në sandringham, në anglinë lindore. Çarles u kthye nga Omani ku ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të sulltanit Qaboos.

Meghan pritet t’i bashkohet takimit në lidhje online, nga Kanadaja, ndërsa ata përpiqen të gjejnë një kompromis dhe të zgjidhin krizën.

Ndër temat që do të debatohen janë edhe sa para çifti do të vazhdojë të marrë nga oborri, titujt e tyre mbretërorë dhe çfarë lidhjesh tregtare mund të lidhin.

Sunday Times raporton se Uilliami beson se ai dhe Harry janë tani entitete të ndara, duke këputur kështu lidhjen e fortë pas vdekjes tragjike të nënës së tyre.

“Unë i kam shtrirë dorën vëllait tim gjatë gjithë jetës sonë dhe tani nuk mund ta bëj më këtë; ne jemi entitete të ndara” – citon Times Uillaimin në një bisedë me një shok të tij.

Të dielën mbretëresha ishte e pranishme në një meshë të mbajtur në Sandringham, ku publiku shfaqi mbështetje për të me disa që mendonin se Harry dhe Meghani nuk duhet të merrnin më paratë e taksapaguesve nëse do të tërhiqeshin nga familja mbretërore.

Top Channel