“Peaky Blinders”/ Sonte në ora 21.00 në ekranin e Top Channel pjesë e dytë e serialit hit të BBC dhe Netflix

12/01/2020 20:09

Seriali “Banda e Birmingamit”, vjen sonte në ora 21.00 me pjesën e dytë në ekranin e Top Channel. Drama që ndërthur historinë, aksionin dhe krimin është një udhëtim magjepsës kinematografik bazuar në një ngjarje të vërtetë i sagës epike të bandës më të frikshme të Birmingamit.

Në këtë pjesë të dytë teksa lufta me familjen Li përshkallëzon, Tomasi nis të ketë dyshime për të dashurën e të vëllait. Ndërkohë, Kembelli i bën presion bandës që t’i detyrojë të japin armët.

Tomasi përballet me shefin e IRA-s, i cili është i vendosur të hakmerret për vdekjen e kushëririt. Grejs duhet të vendosë nëse do t’i qëndrojë besnike Kembellit apo Tomasit.

Ndërkaq ky i fundit përgatitet t’ia marrë të gjithë pushtetin Billi Kimberit, por familjes i dalin papritur të gjitha sekretet. Kembelli, ndërkohë, është i fiksuar me Grejsin dhe me hakmarrjen ndaj Tomasit, aq sa është gati të lejojë një gjakderdhje.

Sonte në ora 21.00 në ekranin e Top Channel ndiqni pjesën e dytë të “Banda e Birmingamit” serialit fitues i çmimit BAFTA, i 15 çmimeve të tjera dhe me 30 nominime, seriali hit i BBC dhe Netflix.

Top Channel