“Mos i vrisni protestuesit tuaj, bota po iu shikon”/ Trump paralajmëron qeverinë iraniane

12/01/2020 21:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit “e guximshëm” të Iranit, të cilët dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

Trump paralajmëroi qeverinë se “bota po i shikon”.

“Për udhëheqësit e Iranit – Mos i vrisni protestuesit. Mijëra janë vrarë ose burgosur tashmë nga ju, dhe Bota po shikon. Më e rëndësishmja, SH.B.A po shikon. Kthejeni përsëri internetin tuaj dhe lërini që reporterët të flasin! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj!”

Ai shtoi se Teherani duhet të lejojë organizatat për të drejtat e njeriut të monitorojnë mbarëvajtjen e protestave.

Top Channel