35 vjeçari në Tiranë i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9
12/01/2020 09:40
Një 35 vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”.
Dyshohet se shtetasi me iniciale A.Sh., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, çka e ka shtyrë të drejt këtij akti.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel