Protestuesit në Iran: Qassem Soleimani është vrasës

11/01/2020 20:47

Protesta e mijëra iranianëve në Teheran e qytete të tjera gjatë ditës dhe mbrëmjes së sotme i ka dhënë një goditje propagandës së regjimit lidhur me eliminimin e Qassem Soleimani-t.

Protestuesit thërrisnin “Soleimani është vrasës, lideri i tij, Ali Khamenei, është gjithashtu vrasës,” duke grisur fotot e Soleimani-t.

Ata i mbajnë përgjegjës IRGC-në dhe udhëheqësit e regjimit për krime në Iran, dhe bënë thirrje për heqjen e tyre nga pushteti.

Raportet e rrjetit të MEK në Iran për protestat e sotme tregojnë ndjenjat e vërteta të iranianëve, dhe e vërtetojnë qartë edhe një herë faktin se Irani është një fuçi baruti dhe se populli iranian nuk do të ndalojë deri sa të ketë ndryshim regjimi. Pas protestave anti-regjim të nëntorit në 191 qytete të Iranit, ku regjimi vrau mbi 1500 protestues dhe arrestoi 12000 njerëz, dallga është kthyer kundër regjimit në tërësinë e tij.

Top Channel