Lazio ka shënuar sonte fitore ndaj Napolit, në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Olimpico”.
Lazio shënoi fitore minimale (1-0) ndaj Napolit, i cili nuk po kalon kohë të mirë në këtë sezon, derisa vitin e kaluar ishte nënkampion i Italisë. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Ciro Immobile (82’).
Për Lazion në portë ka startuar portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, kurse Valon Berisha i Kosovës u aktivizua në pjesën e dytë. Te Napoli startoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe po ashtu në pjesën e dytë u angazhua shkupjani Eljif Elmas.
Lazio me këtë fitore ka arkëtuar 42 pikë në Serie A, 3 më pak se Interi dhe Juventusi që ndajnë dy pozitat e para me nga 45 pikë, transmeton KosovaPress.
Top Channel