U zhvillua në “Air Albania” stadium të kryeqytetit turneu 4-tsh miqësore mes yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Axurrët e De Biasit arritën në finale me Greqinë ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 1-0 duke marrë edhe trofeun e parë të një aktiviteti të tillë miqësore të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptar.
Ndeshja e parë e turneut ishte ajo mes Shqipërisë dhe Italisë e cila në 35 minutat e saj u mbyll në shifrat 1-1, golit të Espozitos së Italisë i përgjigjet në fund Erion Bogdani i cili me golin e barazimit çoi këtë takim në gjuajtjen e 11-metërshave.
Nga këto gjuajtje fituese doli Italia pasi nga lojtarët shqiptarë, Duro dhe Aliaj nuk u treguan të saktë. Ndërkonë ndeshjen tjetër Greqia e fitoi me një penallti përbnall përfaqësueses Turke duke shkaur në finalen e aktivitetit që nxorri fituese Italinë me rezultatin 1-0 falë një autogoli.
Ky aktivitet kishte si synim sensibilizimin e tifozerisë për të kontribuar sa më shumë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nëpërmejt biletave për të ndjekur këtë ndeshje.
Top Channel