Episodi i fundit i “Shiko kush LUAN” për këtë sezon “zjarr”, zbulohen “të gjitha” të vërtetat!

11/01/2020 16:37

“Shiko kush LUAN” mbyll sot në mbrëmje sezonin e tretë të një seri episodesh fantastike që kanë mbajtur mbërthyer përpara ekranit një audiencë me shifra rekord.

Puntata e sotme mund të përkufizohet si “spektakolare” pasi përveçse do të jenë të ftuar emra të njohur personazhesh televizivë, përfshirë kastin e “I love Tropoja”, për herë të parë në emision do të vijë dhe kunati i “zonjës së shtëpisë”, Getoar Selimi.

Ermal Mamaqi, Enca, Marjana Kondi, Bruno Shllaku, “Xhoda”, Arjola Demiri do të “ndezin” atmosferën në pjesët e para të emisionit, për t’u pasuar më pas nga darka e fundit për këtë sezon me Luana Vjollcën, Majk, Ghetto Geasy e dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Na ndiqni sonte në 21:00 për një puntatë të paharrueshme, energjike, e plot të vërteta në Top Channel nga Luana Vjollca!

FOTO GALERI
1/39

Top Channel