10 milionë euro në sezon për një kontratë të paktën 4-vjeçare është kjo shifra që Christian Eriksen i kërkon Interit.

Në orët e ardhshme agjenti i mesfushorit danez do të jetë në Milano për të diskutuar me drejtuesit zikaltër, por mbetet t’u parë nëse do të bëhet fjalë për një afrim në janar të Eriksen apo verën e ardhshme, me klubin italian që duhet të derdhi në arkat e Tottenham rreth 20 milionë euro nëse e dëshiron ta ketë danezin që në janar ndërkohë që nëse Eriksen shkon në verë te Interi mund të transferohet me parametër zero. U përfol edhe për një përfshirje në marrëveshje në formë shkëmbimi të Matias Vecinos por ky lajm nuk ka marrë konfirmime të tjera me uruguianin që do të qëndrojë te Interi pavarsisht se Mourinho ka humbur për shkaqe dëmtimi edhe Sissoko.Supersport/Digitalb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA