Filmi Tundimi i parë i Krishtit shkatoi një valë reagimesh në Brazil. Besimtarët katolikë u mobilizuan menjëherë ndaj filmit që e paraqet Jezusin si gay, ku nënshkruan një peticon që kërkonte që filmi të ndalohej.
Ishin rreth 2 milion persona që nënshkruan peticionin. Situata agravoi ku shumë persona protestuan duke sulmuar me molotov ndërmarrjen e prodhimit.
Një gjykatës ndaloi përkohësisht filmin të mërkurën për të qetësuar kundërshtuesit e filmit.
Por presidenti i Gjykatës Supreme Dias Toffoli tha të enjten se Netflix duhet të lejohet të vazhdojë transmetimin e shfaqjes, duke thënë se liria e fjalës ishte thelbësore në një demokraci.
“Askush nuk mund të supozojë se një satirë me humor ka aftësinë të dobësojë vlerat e besimit të krishterë, ekzistenca e së cilës gjurmohet më shumë se dy mijë vjet, dhe që është besimi i shumicës së qytetarëve brazilianë,” tha gjykatësi.
Top Channel