Një grua nga Florida është bërë nëna më e përfolur në botë pasi lindi dy grupe binjakësh brenda një viti kalendarik. Aklexzandria Walliston lindi Mark dhe Malkahi në 13-të mars të vitit 2019-të. Por vetëm disa muaj më vonë, ajo mbeti thuajse e pa fjalë kur mjeku i saj i njoftoi se kishte mbetur sërish shtatzëne dhe nga kjo shtatzëni e dytë ajo pritej të lindte përsëri binjakë.
Binjakët e dytë lindën në 27-të dhjetor, dhe i quajti Kaylen dhe Kayleb. Të katër fëmijët kanë ardhur në jetë pa fekondim in-vitro por nga prindërit e tyre në kushte natyrale. Mjekët janë shprehur se lindjet e binjakëve nga ana e Walliston kanë qenë pjesë e linjës së gjakut të trashëguara brenda familjes.
Gruaja u shpreh se të dyja gjyshet e saj i kishin humbur binjakë djem gjatë lindjes, dhe kjo e bën që të jetë paksa supersticioze (besimi i dhuratave përtej qiellit, por mund të përdoret edhe për besimet fetare dhe kultet e tyre) dhe të besojë që foshnjat janë një dhuratë nga qielli prej tyre.
“Unë gjithmonë them se ndihem sikur gjyshet e mia, të cilat mendoj se më dhanë fëmijët e tyre binjakë pasi ata vdiqën gjatë lindjes. Ndihem sikur gjyshet e mia, ata i dërguan këtu poshtë në tokë për mua”, tha Wolliston
Alexzandria, e cila përveç katër djemve të saj, është edhe nëna e një vajze e quajtur Ar’Mani e cila sapo i ka mbushur dy vjeçe. Pranon se nuk ka planifikuar të ketë më shumë fëmijë pas binjakëve të parë. Kjo ishte dhe një nga arsyet se rezultati i ultrazërit në qershor, në të cilën ajo mësoi se ishte sërish shtatzënë dhe përsëri po mbarte brenda trupit të saj binjakë, e gjeti plotësisht të papërgatitur.
Top Channel