Incidenti/ Djaloshi largohet forcërisht nga fusha e lojës, pasi tentativës për të bërë foto me këngëtarin

10/01/2020 20:47

Gjysmë-finalja së parë midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila u mbyll me fitoren e italianëve pas gjuajtjeve të 11-metërshit, ka kaluar me një incident të vogël në shkallët e stadiumit.

Në ato momente e gjithë vëmendja e tifozëve në shkallët e stadiumit ishte e përqendruar  tek dy reperët e ri të Showbizit shqiptar Finem dhe Solo, të cilët perfomuan në fushën e blertë të stadiumit “Air Albania”.

Në përfundim të performancës së tyre, një fëmijë është futur në fushën e lojës dhe ka tentuar për të  bërë një foto me njërin nga këngëtarët. Ky veprim i djaloshit mbeti në tentativë pasi nuk u lejua nga rojet e siguresë të stadiumit të cilët e kanë larguar atë forcërisht në drejtim të tribunave.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA