Basha në Dhomën e Tregtisë Pordenone-Udine: Platforma e PD lufton korrupsionin dhe krijon lehtësi për investitorët

10/01/2020 18:50

Në një takim me drejtues të Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine në Itali, kryeopozitari Lulzim Basha ka shpalosur platformën e Partisë Demokratike për ekonominë.

Sipas Bashës, kjo platformë ka për synim të luftojë korrupsionin në Shqipëri, kur PD të vijë në pushtet, si dhe të krijojë lehtësi fiskale për investitorët e huaj që duan të investojnë në vendin tonë.

“I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë. Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës”, shprehet ndër të tjera Basha.

Basha njofton gjithashtu se “së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.”

Reagimi i plotë i kreut të PD-së

Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne.  I njoha me  platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi sa i papërgatitur është shteti për të reaguar në situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.

Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të  jetët njerëzore.

Kenaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së  Pordenone, Z.Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu.

U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA