SHBA zbuloi sot sanksionet e reja të njoftuara kundër Iranit, pas sulmit raketor ndaj forcave amerikane në Irak, deklaruan sot Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
“Sanksionet do të prekin persona që zotërojnë, operojnë, bëjnë tregti ose ndihmojnë sektorë të ekonomisë iraniane, përfshirë ndërtimin, prodhimin, tekstilet dhe minierat”, deklaroi Mnuchin në Shtëpinë e Bardhë.
Mnuchin shtoi se masat përfshijnë 17 sanksione kundër prodhuesve më të mëdhenj të çelikut dhe hekurit në Iran dhe tetë zyrtarëve të lartë iranianë.
Pompeo theksoi se sanksionet, të shpallura fillimisht nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të privojnë regjimin nga miliarda të ardhura.
Njoftimi i Trump të mërkurën erdhi pasi Teherani sulmoi me raketa ndaj forcave amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani javën e kaluar nga Uashingtoni.
Top Channel