Një akrobat me famë botërore ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për tu larë, ai ka hyrë brenda një lavatriçeje, për të kryer një mision të tillë.

Në videon e publikuar e cila është bërë virale tashmë shikohet akrobati Rick Maisel i vetëpagëzuar si “njeriu i lavatriçes”, i prangosur, ku më pas futet me të gjithë trupin e tij në brendësin e mjetit larës . Akrobati shprehet se është i vetmi në botë që mund të shpëtojë nga prangat gjatë procesit larës të një lavatriçeje.

I prangosur me pesë grupe të prangave të çelikut rreth kyçeve të dorës dhe një palë pranga rreth kyçeve të këmbës, Maisel futet furishëm në Lavatriçe. Pasi akrobati futet në makinën larëse, një burrë tjetër që ndodhet me të i mbyll derën. Në video shikohet se si burri rrotullohet për rreth një minutë dhe më pas godet forcërisht derën e makinës larëse për të dalë prej saj. Nga kjo provë ai dëshmoi aftësitë e tij akrobatike, ato cilësi që e dallojnë nga artistët e tjerë që merren me këtë disiplinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA