“Truprojat” e Jezusit, në mbrojtje të ikonës së adhuruar

09/01/2020 18:38

Turma të papërmbajtshme, lodhje dhe pjekje në diell, këto janë rreziqet që i kanosen rojave që mbrojnë me trupat e tyre një nga ikonat më të adhuruara nga katolikët në Filipine, prej besimtarëve të dëshpëruar për ta prekur atë.

Mbrojtësit, vepronin si mburoja njerëzore të enjten, ashtu siç bëjnë çdo vit gjatë procesionit nëpër Manila të statujës historike të Jezu Krishtit, që besimtarët thonë se bën mrekulli për ata që e prekin.

Ndërkohë dhe rreziqet nuk janë të pakëta. Gjatë procesionit që zgjat gjithë ditën, temperaturat variojnë rreth 32 gradëve celcius dhe qindra e mijëra besimtarë ngjiten mbi njëri tjetrin për të arritur statujën.

Në 2015 një rojë, që i përkiste një nga grupeve që quhen Hijos, bijtë, pësoi infarkt ndërsa ishte i rrethuar nga besimtarë të djersitur. Por mrekullitë që i atribuohen Nazarenës së zezë e kanë bërë atë të adhurohet në bastionin aziatik të katolicizmit dhe po ashtu tërheqin shumë njerëz të dëshpëruar për ta prekur atë.

/Ardita Becolli/

Top Channel