E shkruar në vitin 1836, komedia “Revizori” konsiderohet si një ndër kryeveprat e shkrimtarit rus Nikolaj Gogol. Kjo komedi nën regjinë e Driada Dervishit çel stinën e shfaqeve në ArTurbina për këtë vit.

Çfarë pritet të shohë publiku me Revizor-in tënd?

“Për mua është kënaqësi që menjëherë pas dhjetorit më Shirlin vij kaq shpejt. Durrësi vjen me shpresë të madhe pas gjithë ngjarjes dhe për të harruar shumë gjëra dhe për të sjellë një pjesë e cila i flet shumë realitetit. Një komedi brilate sa absurde aq edhe komike.”

Nën interpretimin e Gentian Zenelit, Amos Zaharisë, Adelina Mucës, Suela Bakos etj, vijnë personazhet groteskë që janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për të mos humbur pushtetin.

Janë përsonazhe që ne i hasim kudo. Janë personazhe të një administrate tejet korruptuar, mjaft mediokre, e cila ka vetëm një qëllim, si e si të ruajë pushtetin e saj.

Gogoli e vendos ngjarjen në një qytet të vogël, ku grykësia dhe rryshfeti mbizotërojnë. Por gjenialiteti i tij bën që kudo e në cdo kohë të tingëllojë e tanishme. Dervishi e vendos “Revizori-n” në serinë e një sërë komedish.

Duket se ke një prirje drejt komedisë? I pëlqen dhe e ve shpesh në skenë, pse vetëm komedi?

“Unë përpiqem të gjen një histori të bukur, që të komunikojë. Njerëzit nuk vijnë vetëm për të qeshur. mendojnë dhe ne e dimë shumë mirë që nga Shirli, që njerëzit janë emocionuar dhe dalin me sytë me lot dhe publiku pyet shpesh; A është komedi? Mua më vjen keq, sepse mund të ketë njëlloj anashkalimi të atyre që e ndjekin dhe e duan dramën.”

Duke filluar prej të enjtes, shfaqja “Revizori” do të vijë me një kast të njohur aktorësh. 90 përqind e tyre i përkasin teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, dhe jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria ka nevojë të qeshë përgjatë 2020.

Jetona Koçibelli

Top Channel