“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se i ka paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Lëvizjes Vetëvendosje. Nga LDK mohojnë edhe supozimet që po qarkullojnë në media mbi bisedimet me VV-në.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në reagimin e LDK.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa qëndruan sot të mbyllur për dy orë, por në përfundim të takimit ata refuzuan të flisnin për mediat.
Top Channel