Ka përfunduar takimi i radhës midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Liderët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike kanë përfunduar pak minuta më parë diskutimet që zgjatën rreth dy orë.

Ende nuk dihet nëse është arritur marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës apo nëse negociatat do të vazhdojnë, pasi të dy liderët u janë shmangu mediave.

Gazetarja e Top Channel, Albert Hashani raporton nga Prishtina se, Mustafa arriti të largohet larg syve të mediave, ndërsa Kurti, megjithë kërkesën e gazetarëve për të treguar se çfarë ka ndodhur në këtë takim, është larguar pa përgjigje.

Përpara nisjes së takimit, Mustafa  duke hyrë në Kuvend i ka thënë mediave se po mundohen të arrijnë marrëveshjen. Edhe Kurti deklaroi përpara takimit me Mustafën se do të përpiqej për marrëveshjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA