Vështirësi nga dëbora! Reshje të dendura ka patur gjatë natës në të gjithë Kosovën
11/01 15:26
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tanimë ka arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të nis takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Mustafa duke hyrë në Kuvend i ka thënë mediave se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen.
Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu.
Kurse, nga VV deri tash ka arritur vetëm Besnik Bislimi.
Kurti duke dal nga ndërtesa e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje me LDK-në për koalicionin qeverisës dhe se nuk varet çdo gjë nga ai./KosovaPress/
Top Channel