Kosovë/Apostolova e shqetësuar pas djegies së veturës së Simiçit

09/01/2020 14:29

Digjet vetura e deputetit të listës serbe në Leposaviç. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur djegien së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç. Ajo tha se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Pres që Policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Apostolova përmes një postimi në “Twitter”.

Vetura e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç, u dogj rreth 20 minuta pas mesnatës së shkuar në Leposaviq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA