Kosova i afron ndihmë Australisë për zjarret, Thaçi: Gati Njësitë e Emergjencës Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka afruar sot Australisë, mbështetje të menjëhershme nga Njësitë e Emergjencës të Kosovës për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve katastrofikë, që kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme.
Vetë Hashim Thaçi ka njoftuar pasditen e së enjtes në rrjetet sociale se i ka dërguar letër Guvernatorit Hurley dhe Kryeministrit Morrison se Kosova është e gatshme të nisë ekipet e Emergjencës drejt Australisë për t’u përballur me flakët. Në mesazhin e tij në Fb thuhet: “Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta. Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! “
Top Channel