Një prej gurëve më të famshëm të lashtë në botë, i vendosur nga vikingët, mendohet se mund të ketë qenë një lloj paralajmërimi për një krizë klimatike në Suedi.
Guri “Rök”, i vendosur në shekullin e 9-të pranë liqenit.
Vättern, në juglindje të këtij vendi, ka gdhendjet më të gjata runike në botë; faqet e tij i mbulojnë më shumë se 700 runa, të konsideruara pjesë të alfabetit të vjetër Viking. Besohej gjerësisht se ky gur ishte ngritur për nder të një një biri të vdekur, megjithatë kuptimi i saktë i tekstit nuk qe zbardhur ndonjëherë plotësisht për shkak se disa pjesë të tij mungojnë, e përmban edhe shkrime në forma të ndryshme nga ato kryesoret.
Kërkuesit e tre universiteteve suedeze tani dyshojnë se gdhendjet janë më shumë një aludim ndaj një periudhe dimri ekstrem dhe thonë se njeriu që e ngriti në kujtim të fëmijës së vdekur, ka dashur ta vendosë fatkeqësinë e tij në një perspektivë më të gjerë: atë të frikës së një krize të re klimatike të ngjashme me katastrofën e shënuar në vitin 536 para Krishtit. Kriza e atëhershme besohet të ishte shkaktuar nga një seri shpërthimesh vullkanike, që patën një ndikim dramatik mbi klimën dhe shkaktuan ulje të ndjeshme të temperaturave.
Top Channel