Të shtëna me armë pranë parlamentit kanadez: Një i vrarë, tre të plagosur

08/01/2020 18:58

Një person u qëllua për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në qendër të qytetit Ottawa të mërkurën në Kanada, afro një kilometër larg parlamentit, siç njoftoi Policia.

Reuters bëri të ditur se Policia në kryeqytetin kanadez iu përgjigj njoftimeve për një sëri të shtënash me armë rreth orës 7:30 të paradites dhe tre persona u dërguan me nxitim në spital Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit por nuk dha detaje të tjera, shton Reuters.

Mediat vendase cituan inspektorin Francois D’Aoust që tha se kjo dukej si një e shtënë me shënjestër. Në 2014, një person i armatosur sulmoi parlamentin dhe një ushtar u qëllua pranë një memoriali lufte. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga rojet e sigurisë së parlamentit dhe akti më vonë u klasifikua si një sulm terrorist.

Top Channel