Sulmi me raketa i Iranit, vjen reagimi i Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

08/01/2020 04:55

Irani ka sulmuar 2 baza ushtarake amerikane në Irak me 15 raketa balistike në shënjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit ushtarak Sulejmani.

Pas sulmit ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Donald Trump i cili me një postim në Twitter ka thënë se gjithçka është mirë dhe se nesër në mëngjes do të mbajë një deklaratë për shtyp.

Trump gjithashtu i kujtoi kundërshtarëve të tij që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në të gjithë botën

Ja mesazhi i plotë i Trump në Twitter: “All is well! Missiles launched from Iran at two military bases located in Iraq. Assessment of casualties & damages taking place now. So far, so good! We have the most powerful and well equipped military anywhere in the world, by far! I will be making a statement tomorrow morning”.

Top Channel