Me një faturë financiare të ekzagjeruar, pa strategji të qartë dhe me ndryshime të shpeshta në rangun e aksionerëve e deri te përgatitësit më të thjeshtë, Milan e sheh veten sërish në krizë.
Në 30 muajt e fundit skuadra kuqezi ka shpenzuar praktikisht thuajse gjysmë miliard euro, por ende nuk ka gjetur ritmin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kontinental, e aq më pak në majën e globit ku qëndronte vite më parë.
467 milionë euro janë “djegur” mes një xhiroje stresuese të trajnerëve, administratorëve, drejtorëve sportivë, blerësve jo efektivë apo lojtarëve të dështuar. Milan është klubi i dytë me më shumë Liga Kampionesh dhe kalohet vetëm nga Real Madrid. Por kuqezinjtë mungojnë në turneun elitar prej tashmë 6 vjetësh. I fundit që arriti të kualifikojë Milanin në Champions ishte trajneri Alegri, por që prej asaj kohe, tifozët kanë njohur zhgënjime.
Por kriza nuk ka nisur sot. Te Milan vajtojnë si pikën e kthesës së trishtë, Janarin e vitit 2012 kur president i atëhershëm Silvio Berluskoni bllokoi blerjen e Karlos Tevez, dhe më pas nisi ndërhyrja e familjes deri në largimin e administratorit të deleguar, Adriano Galiani.
Në 4 vjet Milan ka humbur miliona euro, praktikisht 30% të shitjeve komerciale, drejtuesit kërkojnë shitje para se të bëjnë blerje, dhe ndërkohë rezultatet lënë për të dëshiruar.
Top Channel