Avatarë të prezantuar si “njerëz artificialë” krijuan jo pak zhurmë në panairin e madh të teknologjisë CES, pavarësisht se debati është kanalizuar në mënyrën se çfarë janë ekzaktësisht këto entitete digjitale.
Star Labs, një startup i themeluar nga Samsung, prezantoi krijesat dy dimensionale digjitale para një publiku të gjerë duke thënë se ata janë në gjendje të bisedojnë dhe të ndjejnë simpati, si njerëz të vërtetë.
Një demonstrim në CES tregoi bisedat dhe xhestet e krijesave digjitale të modeluara sipas shembujve njerëzorë. Sipas njësisë me bazë në Kaliforni të kompanisë koreano jugore, teknologjia lejon krijimin e qenieve digjitale që mund të shfaqen në ekrane apo video-lojëra dhe që mund të jenë fare mirë spikera në televizione, zëdhënësia apo aktorë kinemaje, por edhe thjeshtë shoqërues dhe miq. Krijesat, e njohura si Neon-ë, janë modeluar sipas imazhit të njerëzve realë por mund të performojnë shprehje të detajuara, të bëjnë xheste dhe mund edhe të marrin karakteristika të reja duke u riprogramuar. Për krijuesit e NEON, njerëzit e rinj virtualë, janë produkt i avancimit të teknologjisë, përfshirë edhe rrjetet neurale dhe realitetin kompjuterik.
Top Channel