Shkëndija konfirmon afrimin e sulmuesit të krahut, Aldair Sapalo Amaro Neto.

Bëhet fjalë për lojtar 25-vjeçar me pasaportë portugeze, i cili me kuqezinjtë ka firmosur kontratë bashkëpunimi për 6 muajt e ardhshëm, me opsion edhe për dy vite tjera, varësisht prej performancës së futbollistit në gjysmësezonin pranveror.

Aldair Neto ishte pjesë e kampit njëjavor të organizuar nga Shkëndija në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor. Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për tu bashkuar me skuadrën.

“Është nder për mua dhe shpresoj të paraqitem mirë këtu. Besoj në gjëra pozitive dhe për këtë dua të falënderoj klubin dhe presidencën për besimin e shfaqur ndaj meje. Isha këtu në prova për një javë, gjërat shkuan mirë dhe ja ku jam. Mua më pëlqen mënyra si luan skuadra, e di se bëhet fjalë për klub të madh. Ditën e parë që kam ardhur në Maqedoni kam ndjekur ndeshjen kundër Vardarit dhe kam parë se kemi ekip shumë të mirë. Mendoj se kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për mua”, – përfundoi Neto.

25-vjeçari vjen nga kampionati i Uellsit, ku u paraqit me Bagor City. Në fillimet e karrierës, në vitin e fundit si junior ka qenë pjesë e portugezëve të Bragas, për të vazhduar më tej te Fatima dhe katër vite me Maritimon. Aldair Neto bëhet afrimi i tretë i janarit te Shkëndija, pas Ardin Dallkut dhe Valon Ahmedit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA